Plas edhe në Belsh, kushërinjtë "luftë" me sëpata mes tyre për gardhin, dy të plagosur

Pas ngjarjes tragjike në Lushnje ku konflikti mes kushërinjve la të vdekur një person dhe tre të tjerë të plagosur, një tjetër episod është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, por kësaj herë në Belsh.

Rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, shtetasit Belul Muça, 60 vjeç, dhe Shefqet Muça, 66 vjeç, kushërinj mes tyre, për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sëpatē.

Pēr pasojë të dy shtetasit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ora News mëson se Belul Muça dhe  Shefqet Muça janë zënë për gardhin.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.