Babë e bir plagosin 45-vjeçari në Pogradec, për mjekim të specializuar te Trauma
Një 45-vjeçar në Pogradec mbeti i plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta.Autorë të ngjarjes dyshohet se janë babë e bir Hamdi Alla dhe Nevruz Alla. Policia ka arrestuar 60-vjeçarin, ndërsa ka shpallur në kërkim të birin.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. A., 60 vjeç, banues në fshatin Senishtë, Pogradec dhe shpallën në kërkim djalin e tij shtetasin N. A., 29 vjeç, pasi në fshatin Senishtë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur fizikisht shtetasin Ç. C., 45 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec".
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar. Ora News mëson se i plagosur dhe autorët janë zënë me grushte.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Plagosja e rëndë", kryer në bashkëpunim.

