Zjarret/ KLSH zbret në Fier e Vlorë, do verifikohen tenderat e zjarrfikëseve

Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se do të nisë kontrollin e strukturave që po menaxhojnë në shuarjen e zjarreve.

Një kontroll i tillë me urdhër të kryetarit  Arben Shehu, merr shkas dhe nga zjarrte që përfshinë Vlorën e Fierin.

Inspektorët e KLSH kanë zbritur në të gjitha qytetet problematike përfshirë Vlorën dhe Fierin ku situata paraqitet më e rëndë. Kontrolli do të verifikojë menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur që përdorimi i paisjeve si dhe anën organizative.

KLSH gjithashtu do të verifikojë tenderimet për paisjet e zjarrëfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve.

Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate, do të ketë referime përkatëse në prokurori, informojnë burimet nga ky institucion raporton Ora News. 

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme, ndërsa më problematike paraqitet situata në Karaburun ku zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë si dhe vendndodhja e mbeturinave në Fier.