VIDEO/ Kapshtica sot, radhë kilometrike për të hyrë në tokën greke
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 10:11
Këto pamje vijnë nga pika kufitare e Kapshticës. Dhjetëra automjete kanë qenë të detyruar që të presin në zonën neutral mes doganës greke dhe asaj shqiptare.
Radhët e makinave shkuan në disa kilometra të premten.
Shkak për krijimin e kësaj situate raportohet të jetë dogana greke, e cila ka punuar vetëm me një sportel.
Qytetarët që i janë drejtuar kësaj pike të kalimit kufitar thonë se kanë pritur në radhë prej më shumë se 1 orë.
Ndërkohë nga pala shqiptare puna po vijon me ritme të shpejta me sportele maksimale 3 në dalje dhe 2 sportele në hyrje.
