Tenderi i uniformave të policisë, të arrestuarit kërkojnë lirinë në Gjykatën e Apelit
9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar për abuzim me tenderin e uniformave të policisë kërkojnë lirinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg 8 prej tyre dhe vetëm 1 në arrest shtëpie për shkak se duhet të kujdesej për fëmijën e vogël.
Në burg janë
-Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshmë;
-Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara;
-anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri e Gëzim Mingaj.
Në arrest shtëpie
Anisa Bogdani
Të pandehurit kanë mohuar çdo akuzë, duke pretenduar se tenderimi i uniformave i është përmbajtur procedurave të prokurimit publik.
Por, ndërkohë, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, Aurora Mullaj dëshmoi mbi skemën me anë të së cilës u favorizua kompania fituese e tenderit, me vlerë 2.8 miliardë lekë.