"Ditë e Re" mbyll sezonin, Lili Saraçi: Kthehemi në shtator me surpriza të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 12:46
Emisioni "Ditë e Re" në Rtv Ora mbylli sot një tjetër sezon të suksesshëm.
Kryeredaktorja e emisionit Lili Saraçi tashmë në rolin e të ftuarës zbulon surprizat e sezonit të ri, i cili fillon në 6 shtator.
Në një intervistë ndryshe, me moderatoren e emisionit, Arjola Shehu, Saraçi pohon se sezoni i tretë do vijë me shumë energji dhe surpriza për teleshikuesit.
"Në 6 shtator fillon sezoni i ri i emisionit Ditë e Re. Sezoni i tretë i programit vjen me shumë energji dhe formate të reja. Sezoni i ri do ketë surpriza."
Për më shumë ndiqni intervistën: