Kina po ndërton bazën e dytë të arsenalit bërthamor, thonë shkencëtarët amerikanë
Analistët e Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë thonë se Kina po ndërton një bazë të dytë të arsenalit bërthamor në atë që quhet “zgjerimi më i rëndësishëm I arsenalit bërthamor që Kina ka pasur ndonjëherë”
Federata bëri këtë zbulim pasi analizoi imazhet satelitore, dhe tha të hënën se fusha – e lokalizuar afër qytetit Hami në provincën Xinjiang - mund të ketë rreth 110 raketa.
Baza është rreth 380 km nga baza afër qytetit Yumen, në provincën Gansu, ku një grup studiuesish evidentuan një bazë në ndërtim e sipër për vendosjen e 120 raketave bërthamore.
Tani Ushtria Kineze mesaduket ka 250 raketa në ndërtim e sipër si dhe një grup trajnues shkruan, Matt Korda e Hans Kristense, të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë
Numri i raketave bërthamore është më i madh se i raketave bërthamore ruse ICBM (Raketa balistike interkontinentale)
In the span of just a few weeks, researchers at @MIIS and @FAScientists discovered roughly 230 missile silos in a remote desert in China using Planet's global, daily satellite data. Get all of the details ⬇️@ArmsControlWonk @dex_eve @mattkorda @nukestrat pic.twitter.com/vffVJxh0K3
— Planet (@planet) July 27, 2021
“Programi bërthamor i Kines përbën ndërtimin më të madh që nga koha e Luftës së Ftohtë” thonë ata.
Një zbulim i tillë ka ngritur shqetësimet në Washington e Pentagon.
“The silo construction at Yumen and Hami constitutes the most significant expansion of the Chinese nuclear arsenal ever,” say @mattkorda and @nukestrat. https://t.co/crY3LXO77y
— Council for a Livable World (@Livableworld) July 27, 2021
SHBA shpesh i ka bërë thirrje Kinës t’i bashkohet asaj dhe Rusisë në një traktat të ri të kontrollit të armëve bërthamore, por Pekini ka refuzuar. Ai është shprehur se do të ishte e lumtur të niste bisedimet nëse SHBA ishte gati të reduktonte sasinë e arsenalit bërthamor në nivelin kinez.
