Ndodhi në Durrës, babai me të birin dhunojnë dhe kanosin me armë djalin tjetër më të madh

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit së bashku me djalin e tij të mitur pasi në bashkëpunim me të  ka dhunuar dhe kanosur djalin tjetër të tij 24 vjeç

Të dy akuzohen për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë".

"Shtetasi F. C., 55 vjeç dhe djali i tij, shtetasin E. C., 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës, më datë 22.07.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. C., 24 vjeç (djali i shtetasit F. C.) dhe dyshohet se e kanë kanosur atë me armë zjarri" thuhet në njoftim.

Në vijim të kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, thikë dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen).

Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë.