Shkodër/Momenti kur policia mësyn "parcelën" me kanabis, 2 vajza mes 6 të arrestuarve
Ky është momenti kur policia e Shkodrës ndërhyn në në një zonë pyjore në fshatin Gimaj të Shkodrës dhe prangos kultivuesit e kanabisit. Në pranga kanë rënë 6 persona, 2 prej tyre femra.
6 persona janë arrestuar dhe 2 janë shpallur në kërkim në Shkodër pasi policia zbuloi se në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gimaj po kultivohej kanabis.
Këto janë pamjet që vijnë nga aksioni i policisë në oepracionin e koduar “Gimaj” ndërsa shihen efektivët e policisë së Shkodrës, forcat Shqiponja dhe njësia operacionale teksa ndërhyjnë në zonë për të arrestuar 6 personat.
Gjokë Foleta 56 vjeç, Pal Alia 23 vjeç, Besnik Rripa 22 vjeç, D. Q 17 vjeç, Manjola Kroni 22 vjeçare, Eugena Gjelaj 24 vjeçare janë personat e arrestuar në mes të pyllit, ndërsa E.Gj dhe Rr. Rr janë shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar ndësa janë zbuluar rreth 300 rrënjë kanabis sativa.
Gjatë kontrollit të policisë është gjetur dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë, ndërsa në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar lëndën narkotike, armën e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular.
Të gjithë të akuzuarit do të përballen në Gjykatë me akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kultivimi i bimëve narkotike, mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

