Po udhëtonte drejt Greqisë, 67-vjeçarit nga Lushnja i sekuestrohen mbi 24530 euro të padeklaruara

Po udhëtonte drejt Greqisë, 67-vjeçarit nga Lushnja i

Sekuestrohen 24.530 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kapshticës. Sasia e eurove, e cila po dilte jashtë Shqipërisë iu gjetën shtetasit J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë.

"Në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.530 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar".

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj këtij shtetasi për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.