Vatër zjarri në Tragjas të Vlorës, flakët po djegin sipërfaqe me kullota e ullinj
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 28 Korrik 2021, 08:26
Pas zjarrit në Dukat një tjetër vatër zjarri është aktivizuar sërish në Tragjas.
Si pasojë e flakëve po digjen hapësira me kullota dhe ullinj.
Përhapja e zjarrit po favorizohet edhe nga era, ndërsa shuarja e tij po tentohet të bëhet me mjete rrethanore.
Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
