Gara në sy të policisë me 225 km/orë, Lamborghini dhe BMW-së u morën me qira nga shtetasit kosovarë

Dy makinat luksoze me targa gjermane, që drejtoheshin nga dy kosovarë, të cilat u kapën u kapën dhe gjobitën nga policia e vendit tonë në drejtim të Vlorës, ishin marrë me qira.

Media zvicerane Blick, bën me dije se Lamborghini, i cili drejtohej, nga  40 vjeçari kosovar,  i cili jeton në Zvicër, ishte marrë me qira te një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës, ndërkohë pronari i kësaj kompanie nuk ishte në dijeni për rastin në fjalë, kështu që ka refuzuar që të flasë.

Ndërkohë, mjeti tjetër BMW, i cili drejtohej nga një 37-vjeçar, shtetas i Kosovës, mësohet se ishte e një  kompanie pastrimi në kantonin Schwyz.

Një ditë më parë (20 Korrik) në pamjet e publikuara nga policia, dy veturat ishin duke lëvizur me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, ndërkohë që dy drejtuesit, nuk janë ndaluar edhe pas urdhrit të policisë.

Ngjarja ndodhi në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur "Pojan", ku shërbimet e policisë kanë konstatuar nga radari automjetet me targa zvicerane tip "Lamborghini" dhe "BMË" duke bërë gara me shpejtësi 225 km/h.

Dy drejtuesit e këtyre veturave në stacionin e policisë iu nënshtruan testit për alkool derisa drejtuesi i Lamborghinit është gjobitur 168 mijë lekë, kurse ai i BMË me 120 mijë lekë.