Trafiku i drogës Greqi-Shqipëri, SPAK prangos dy organizatorët, në kërkim dy të tjerë

Dy persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine janë arrestuar pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria e Posaçme. Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela janë vënë në pranga ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Dy persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar heroine janë arrestuar nga SPAK dhe Policia e Shtetit pas vendimit të Gjykatës së Posaçme.

Mësohet se në pranga kanë rënë Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela, të cilët akuzohen se kanë trafikuan heroinë nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më 2019.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat “trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

Urdhrat e arrestit në burg janë ekzekutuar dy ditë më parë nga Policia e Shtetit për Çelajn dhe Sulaj te cilët mësohet se janë arrestuar në Gjirokastër.

Ndërkohë për të njëjtat vepra penale janë akuzuar dhe dy persona të tjerë me iniciale F.XH. e R.SH, të cilët janë shpallur në kërkim pasi nuk janë gjetur nga policia.

SPAK bën me dije se hetimet në lidhje me këtë procedim penal janë kryer në kuadër të operacionit “Kujtesa”, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve të vazhdueshme me autoritetet e Drejtësisë të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga hetimet e kryera është bërë e mundur mbledhja e provave, mbi bazën e të cilave janë ngritur dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me lidhjet e tyre kanë drejtuar trafikimin nëpërmjet koordinimit të transportit dhe trafikimit të sasive të lëndëve narkotike, kryesisht të llojit heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe më pas për në vendet e tjera të BE-së.

Ndërkohë ndaj personave të arrestuar ka nisur dhe hetimi pasuror.

Trafiku i drogës Greqi-Shqipëri, SPAK prangos dy organizatorët,