Pas Kurban Bajramit, në radhë për pushimet në Shëngjin. Trafiku i rënduar në Lezhë – Milot

Pas festës së Kurban Bajramit shumë pushues kosovarë kanë zgjedhur Shëngjinin për të kaluar këto ditë të nxehta vere.

Paraditen e sotme vihet re trafik i rënduar përgjatë superstradës Lezhë – Milot dhe në rrugën e Shëngjinit.

Radha kilometrike e automjeteve është konstatuar prej orës 09:00 e mëngjesit ndërsa policia rrugore e vendosur në disa pika po ndihmon për lehtësimin e lëvizjes.

Poll