Braktisje e ushqime me listë, në fshatin Lalar të Fierit banorët ankohen për investime

Fshati Lalar i Fierit po braktiset dita ditës, pasi sipas banorëve investimet mungojnë dhe gjendja e tyre ekonomike është mjaft e vështirë. Ushqimet bazë në fshat merren borxh nga banorët, ndërsa ata presin emigrantët që të vijnë për ti paguar.

Dyert e mbyllura me dry janë dëshmi se brenda shtëpive të fshatit Lalar në Fier nuk ka njerëz.

Banorët kanë ikur, disa në qendrat urbane e të tjerë në emigrim. Ata që kanë mbetur janë vetëm të moshuarit.

Rrugët e amortizuara, kanalet e ujërave të zeza të lëna të hapura, janë tjetër dëshmi e mungesës së investimeve nga autoritetet.

Në dyqanin e fshatit shitësja tregon listën e gjate te borxheve.

Nuk blejnë produkte luksi me listë, por ushqimet bazë.

"Lista ka shkuar goxha, kam marrë rreth 300 mijë borxh ushqime."

Ata nuk kanë mundësi as t’i shlyejnë borxhet.

"I marrim me listë, por presim kur të vijnë fëmijët."

Presin të ardhura vetëm nga emigrantët.

"Deri tani nuk na kanë lënë keq, por janë vetë në hall edhe ata."

Banorët e fshatit Lalar nuk kanë as ujë të pijshëm, por faturat i paguajnë.

"Nuk kemi as ujë të pijshëm, por vetëm e blejmë. Na shkon goxha në muaj dhe është rritur çmimi."

Braktisje e ushqime me listë, në fshatin Lalar të Fierit