I heqin KEMP-in edhe pse me leucemi, qytetari nuk gjen përgjigje as në Fier dhe as në Tiranë
Agron Rasti është një qytetar nga Fieri, i cili prej më shumë se 1 vit nuk merr KEMP-in.
Këtë të mërkurë është paraqitur pranë zyrave të KEMP-it epror për të kërkuar një përgjigje për këtë vonesë.
Institucionet në Fier i thonë se nuk ka ardhur asnjë përgjigje nga Tirana, ndërsa në Tirane u thonë se nuk e dinë se ku është bllokuar procedura.
Ai është me leucemi dhe përpara se t'i ndërpritej KEMP-i pas një motivacion ai e ka përfituar atë për një vit.
Agron Rasti: Kam një kërkesë për KEMP-in sepse jam me leucemi. Kam 16 muaj që pres dhe nuk më kanë dhënë asnjë përgjigje. Unë e kam përfituar më para KEMP-in për një vit, pas asnjë motivacion. E njëjtë diagnoza që nuk ndryshon. Më thonë se nuk dinë gjë ndërsa po pres që të vijë edhe doktoresha. Ata në Fier më thonë se nuk ka ardhur përgjigje nga Tirana, ndërsa këtu thonë se nuk dinë gjë. Nuk e di ku ka ngelur problemi.
