Kuçovë, plagosi 25-vjeçarin pas një konflikti, shpallet në kërkim 29-vjeçari

Policia e Kuçovës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar për plagosje me armë zjarri.

Robert Gjika 29 vjeç banues në lagjen 11 shkurti, ka marrë armën e zjarrit pistoletë dhe me të plagosi në dorë Kapllanajn.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 shkurti" ku pas një konflikti për motive të dobëta, ku mësohet se konflikti nisi mes tyre duke u sharë e fyer.

Sipas burimeve i plagosuri Xhuliano Kapllanaj 25 vjeç nga Kuçova ka thënë se nuk e ka marrë vesh se si ndodhi papritur zënka në fjalë dhe nuk e mendonte se do të agravohej situata.

''Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 29 vjeç, banues në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë, pasi në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në dorë, shtetasin Xh. K., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.'' - njofton policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.