Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri e Gjermani, prangoset 44-vjeçari

Policia e Tiranës ka prangosur një 44-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, brenda dhe jashtë vendit.  

Sipas policisë, 44-vjeçari është dënuar në Shqipëri dhe në Gjermani për plagosje të rëndë me dashje ndaj një personi tjetër.

''Komisariati i Policisë Nr. 6, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:  E.(S). M.(M.), 44 vjeç, i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.  Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 31.03.2021, në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë shtetasin A. Xh.'' - njofton policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.