Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshet e xhamitë e qyteteve në vend
Përpos kryeqytetit, Kurban Bajrami është festuar në të gjitha qytetet e vendit, ku në mëngjes është falur namazi nga besimtarët myslimanë.
Falja e namazit është kryer në sheshet kryesore të qyteteve, duke shmangur grumbullimet në ambientet e mbyllura.
Në Vlorë falja e namazit u bë nga qindra besimtarë në sheshin para xhamisë së Plumbit.
Po ashtu, edhe në Lushnje besimtaret myslimane u falën në sheshin kryesor të qytetit para bashkisë.
Në këtë ditë të shënuar për fenë islame faljen e drejtoi imami i xhamisë Genti Hyka i cili tha se duhet të falim të tjerët duke shtrirë dorën e pajtimit në këtë ditë të sakrificës ku Kurbani nga njeri u ndërrua nga Zoti në qengj.
Ne Berat, falja e namazit është organizuar në pedonalen e qytetit, ku qindra besimtarë myslimanë kane kryer faljen e kurban Barjamit. Faljen e namazit e beri imam Ainald Mali.

