Sot Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin Namazin në sheshin “Skënderbej”
Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot festën e Kurban Bajramit.
Qindra besimtarë kanë falur namazin në sheshin Skënderbej mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Ndërkohë, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.
“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë.”
Pas faljes besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi dhe solidariteti ndërmjet tyre.
Kurban Bajrami është festuar edhe në Lushnje, Berat, Vlorë e Korçë, ku besimtaret myslimanë kanë falin namazin e kurban në sheshin kryesor te qytetit.
Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.
Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Stafi Ora News dhe Rtv Ora urojnë të gjithë myslimanët besimtarë sa më shumë begati e lumturi!



