"Të na sjellë këtu paundin britanik dhe i mbyllim që në 8", baret dhe restorantet në Vlorë duan të punojnë deri në 2
Një marshim përgjatë shëtitores në Vlorë me dritat e celularëve ndezur përmbylli protestën e biznesit për këtë të hënë në Vlorë.
Përfaqësuesit e bizneseve përsëritën kërkesat për mediat. Për ta zgjatja me një orë e muzikës nuk përmbush asgjë.
Ata kërkojnë që baret dhe restorantet të shërbejnë deri në orën 2 dhe po kaq të lejohet një muzikë në sfod.
Për bizneset shqetësim janë edhe shfaqjet e policisë.
Vasil Bedinaj: Të gjendet një bashkëpunim midis policisë së shtetit dhe operatorëve turistik. Ne jemi të gatshëm në të gjitha format që ata na kërkojnë, qoftë dhe me telefon, nëse një nga operatorët shkel ligjin, mjafton një telefonatë dhe zgjidhet çdo gjë. Të shmangim dhe eleminojmë turmat apo furgonat e policisë në sytë e turistëve të huaj apo vendas. Presim që nga policia e shtetit të kemi një bashkëpunim për të pasur një sezon sa më të mbarë. Nuk po flitet më për muzikën e lartë, ajo që tha kryeministri, kush do të kërcejë të kërcejë në ambjente të hapura por flasim për një fashë orari me baret dhe restorantet e hapura me një muzikë në sfond ashtu siç e kanë dëshirë të gjithë. Duke pirë një gotë verë dhe duke dëgjuar një muzikë në sfond. Nesër do të marrim një vendim.
I pyetur nëse kanë marrë përgjigje nga policia se pse qytetarët lejohen të lëvizin pavarësisht orës policore ai u shpreh:
Vasil Bedinaj: Ka njerëz shumë të mirë në polici por ka edhe njerëz që nuk kuptojnë vetëm me presion. U bën presion kryeministri dhe reagojnë, na sulen ne. Kryeministri nuk u ka bërë presion të ndalojë qytetarët vlonjatë por u ka bërë presion që të merret me lokalet. Çfarë u thotë ai bëjnë. Nuk i meriton Vlora shfaqje të tilla me furgona policie, me uniforma, me skafandra.Me një komunikim shumë miqësor mund të zgjidhet çdo lloj problemi. Drejtori i ri i policisë së Vlorës duhet të gjejë një formë bashkëpunimi me të gjithë qytetarët apo dhe biznesin në shëtitoren e Vlorës. Kryeministri thotë se po e bëjnë Greqia dhe Anglia por ato kanë printuar lekë për bizneset gjatë vitit. Ne kemi marrë 40 mijë lekë të reja për tre muaj. Mos të bëjmë krahasimin midis Shqipërisë dhe Anglisë. Ne kemi marrë riskun përsipër, edhe kryeministri në momente të caktuara ka marrë risk, por duhet të marrë akoma më tepër risk që të ecë ekonomia. Në rast se kryeministri do të na thotë që do të bjerë paundin britanik këtu e mbyllim që në 8 të darkës ne, nuk ka problem.
"Këtu është kulmi i protestës tonë. Është një indinjatë e sinqertë që na prek të gjithëve bashkë, të hiqet gardhi policor. Përveç kësaj është fasha e orarit, të paktën deri në orën 2 pa ndotjen akustike që thotë kryeministri. Nga ora 12 në 2, klientët janë më në pakicë, ambjenti në çdo biznes është më i sigurt për shkam të Covid dhe orën muzikore na e dha si karamele por faleminderit. Kërkojmë që deri në 24 të kemi një sfond muzikor që të ushtrojmë biznesin tonë në formë sa më të denjë. Hapin e parë e bëjmë dhe presim me shumë besim që kryeministri dhe qeveria të na e kthejnë me të njëjtin seriozitet dhe dashamirësi ndaj biznesit vlonjat. Presim përgjigjen e kryeministrit dhe po diskutojmë për hapat e radhës. Kemi dy vjet që nuk po martojmë njerëzit, po martohen me korrespondencë."
"Ky është viti u dytë që dasmat nuk bëhen më, dasma është bërë turp. Kjo është Vlora që do kryeministri jonë, me drita fikur dhe pa turizëm. Ne mesazhin e dhamë."
