Bizneset në Lungomare mbyllin aktivitetin për 24 orë në shenjë proteste kundër masave anti-covid
Bizneset e zonën së Lungomares në Vlorë e kanë nisur ditën e sotme duke mbyllur qepenat e tyre në shenjë proteste.
Ashtu siç e kishin paralajmëruar ditën e djeshme ata do të bllokojnë në 24 orët në vazhdim aktivitetin e tyre në shenjë proteste kjo kundrejt masave anti-covid.
Protesta vjen në vazhdën e përplasje ditën e mbrëmshme me policinë, ku në pas orës 22:00 baret e restorantet e vendosura pranë Lungomares vendosën në sfond himnin kombëtar.
Me të kaluar ora 22:00 policia u ka kërkuar të ndërpresin muzikën, por të pakta kanë qenë bizneset të cilat kanë refuzuar ta fiknin.
Kjo ka shkaktuar dhe momente tensioni mes bizneseve dhe policisë së shtetit, duke bërë që të shoqërohet në komisariat një administrator biznesi, më pas ka shoqëruar dhe bashkëshorten e tij.
Pronarët e bizneseve më pas i kanë shoqëruar në komisariat ku për t'i mbështetur dhe kërkuar lirimin e tyre kanë shkuar dhe administratorë të lokaleve të tjera të ngritura në Lungomare.
