Java nis me mot të paqëndrueshëm, në fundjavë rriten temperaturat

Territori shqiptar do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me reshje shiu të izoluara. Sipas Meteoalb nga e marta në mbrëmje dhe në vijim moti do të përmirësohet.

Hakil Osmani thotë në emisionin "Ditë e Re" se reshjet ne vendin tonë do jenë të pakta, pa shkaktuar probleme dhe se ne fundjavë pritet rritje e temperaturave, me vlerat maksimale që do shkojnë deri me 37°C.

Java nis me mot të paqëndrueshëm, në fundjavë rriten

"Kjo fillim javë mbetet në prezencën e vranësirave dhe reshjeve të izoluara, por nuk do të jenë problematike. E marta në mbrëmje dhe në vijim sjellin përmirësim të kushteve të motit. Reshjet e fundjavës dhe që pritet të jenë prezente në fillim jave, pritet të jenë reshje të pakta. Në territorin shqiptar ka pasur reshje me intensitet mesatar, por kanë qenë afatshkurtra. Fundjava paraqitet me mot të qëndrueshëm. Zona bregdetare prite të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Po ashtu do shënohet rritje e temperaturave nga 31°C që janë tani vlerat maksimale në 37 °C në fundjavë."