Përfshihet nga flakët magazina në Tiranë, Policia dhe zjarrfikëset në vendngjarje

Një magazinë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Sipas uniformave blu të kryeqytetit ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”.

Magazina është në pronësi të shtetasit B. A., dhe raportohet vetëm për  vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.