Video/ Tension në Vlorë, momenti kur forcat e policisë tërheqin administratoren e lokalit drejt furgonit

 

Protesta e bizneseve në Vlorë kundër orës policore ka nisur që ditën e sotme.

Në orën 22:45 minuta të mbrëmjes së sotme, (18 korrik) baret e restorantet e vendosura pranë Lungomares kanë vendosur në sfond himnin kombëtar.

Me të kaluar ora 22:00 policia u ka kërkuar të ndërpresin muzikën. Të pakta kanë qenë bizneset të cilat kanë refuzuar ta fiknin.

Kjo ka shkaktuar dhe momente tensioni mes bizneseve dhe policisë së shtetit.

Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariat një administrator biznesi, më pas ka shoqëruar dhe bashkëshorten e tij. 

Ora News ka siguruar momentin kur policia shoqëron dhe tërheq për ta futur në furgon.

Ata janë shoqëruar në komisariat ku për ti mbështetur dhe kërkuar lirimin e tyre kanë shkuar dhe administratorë të lokaleve të tjera të ngritura në lungomare.