Protestuesit sulmojnë stacionin televiziv, 12 policë të plagosur

Një grup protestuesish bastisën mbrëmjen e djeshme, 18 korrik, stacionin televiziv "Sigma" në Qipro, duke shkaktuar dëme të mëdha brenda dhe jashtë ndërtesës.

Mësohet se grupi që shkaktoi dëme në televizion protestonte kundër masave kufizuese të Covid-19.

Policia e Qipros është në kërkim të 10 personave , ndërsa ka publikuar foto nga vendngjarja.

CNN Greece njofton se pesë persona janë arrestuar dhe se një total prej 12 oficerësh policie janë plagosur gjatë përplasjeve me protestuesit. Shtatë prej tyre janë  dërguar në, ndërsa dy janë nnë gjendje të rëndë.

Komisionerja e BE për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakidou ,  dënoi sulmin ndaj grupit "Zeus" në Nikosia në një postim në Twitter, duke theksuar se liria e shtypit është "e panegociueshme në familjen Evropiane".

"Unë dënoj me forcë sulmin frikacak ndaj bandës Zeus-SIGMATV. Liria e shtypit është e shenjtë dhe e panegociueshme në familjen tonë evropiane. Lufta kundër pandemisë COVID-19 duhet të bëhet së bashku, gjithmonë mbi bazën e shkencës," tha Komisionerja.