Video denoncuese/ Mbeturinat digjen në mes të ditës në zonën e ish-kënetës Durrës

Djegia e plehrave është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë.

Një video denoncuese mbërriti në redaksinë e Ora News dhe në pamje shfaqet zona e ish-kënetës në Durrës.

Në pamje shihet qartë se mbeturinave i është vënë zjarri në mes të ditës duke shkaktuar ndotje të madhe mjedisore.

Djegia e plehrave shkakton gjithashtu probleme shëndetësore për qytetarët.

Ajo që vihet re gjithashtu është hedhja e mbeturinave përtokë dhe jo në koshat e plehrave.