Foto/ Moti i keq, pushuesit largohen nga plazhi, ja kur përmirësohet moti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2021, 19:09
Moti me stuhi shiu që përfshiu ditën e sotme vendin tonë, bëri që qindra pushues të largohen nga plazhet e Shëngjinit, Vlorës, Veliopjës dhe Durrësit.

Plazhet janë boshatisur në pak minuta duke parë rreshjet e dendura.

Sipas Meteoalb, pritet që moti të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu deri të martën, që do të jenë prezente pothuajse në të gjithë vendin.

Të mërkurën pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me rritje temperaturash, që do të shkojnë deri në 33°C.

