Lezhe/ 13 vjeçari vjedh lekët në furrën e bukës, la shapkat në dyqan teksa iku me vrap

Një furrë buke është vjedhur mbrëmjen e sotme, 18 korrik në qytetin e Lezhës.

Sipas bluve, një shtetas i mitur 13 -vjeçar është futur në një furrë buke për të blerë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në lagjen "Luigj Gurakuqi."

Nuk dihet ende shuma e parave të vjedhura.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë autorin e mitur.

Ai kishte lënë në vendngjarje shapkat, por nuk kishte vënë re se furra kishte dhe kamera sigurie të cilat regjistruan vjedhjen.