Rruga për te “Pema e Thatë” në Ksamil e shkatërruar, turistët e huaj të zhgënjyer

Vetëm 7 kilometra nga Ksamili gjendet plazhi i Pemës së Thatë.

Uji i kristaltë dhe pamja e mrekullueshme bën që dhjetëra turistë të vizitojnë zonën çdo vit.

Plazhi gjendet në kufi me Greqinë, ndërsa zona premton shumë në të ardhmen.

Por për të arritur këtë plazh të mrekullueshëm duhet të kalosh nga kjo rrugë.

7 kilometrat e aksit nga Ksamili për në Plazhin e Pemës së Thatë janë në gjendje amortizimi të plotë.

Asnjë investim nuk është kryer në aks prej më shumë se 20 vitesh, ndërsa kanë qenë bizneset e zonës që kanë ndërhyrë herë pas here.

"Çfarë të them, lodhje, mërzitje. Rruga copë-copë."

Turistët e huaj shprehen të mrekulluar me pamjen, por të zhgënjyer me rrugën.

"Plazhi është perfekt, por rruga është e keqe. Ju duhet ta rregulloni këtë."

"Kjo rrugë nuk është e mirë. Duhet të rregullohet dhe duhet të ketë më shumë pemë nga të dyja anët e rrugës, ose të paktën nga njëra anë. Unë jam nga Hungaria dhe mund ta merrni si këshillë nga unë këtë. Kam qenë 6 ose 7 herë në Shqipëri dhe më pëlqen shumë këtu. Natyra, njerëzit dhe gjithçka tjetër është e mrekullueshme, përveç rrugës."

"Është hera ime e parë këtu. Është vend i bukuri, por rruga nuk është e mirë. Është e rrezikshme si për makinat ashtu dhe për njerëzit."

Problemet e infrastrukturës sipas bizneseve të zonës po dëmtojnë ekonominë e tyre, por edhe po ngadalësojnë zhvillimin e turizmit.