Goditi punonjësen e kompanisë ajrore në Rinas pasi iu anulua fluturimi, arrestohet 42-vjeçarja

Një 42 vjeçare është arrestuar në Rinas, pasi goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore.

Sipas njoftimit të policisë Tiranë, arrestimi i shtetases Sh.K, 42 vjeç u bë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës.”

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.