Gazetari i peripecive: Kam video të papublikuara të '97-ës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 20:20
Enrik Mehmeti është gazetari, i cili që nga fillimet e tij, kudo që dilte merrte kamerën me vete për të regjistruar çdo ndodhi.
Ky pasion e ka bërë atë të sigurojë pamje dhe ngjarje ekskluzive.
Ai thotë në emisionin "Ora Verore" se ka pamje të papublikuara të 1997-ës, të cilat do t'i transmetojë në një të ardhme.
"Kam filmuar pamje, të cilat nuk i kam transmetuar akoma, por do t'i transmetoj në të ardhmen. Janë pamje ekskluzive, të filmuara brenda blindave. Kam filmime të atyre që qëllonin në kohën e trazirave të 1997-ës."