“Me fustan 490 $ në festivalin e Kanës", opozita‘sytë’ te vajza e Kurtit, justifikohet pozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe familja e tij, dje kanë marrë pjesë në festivalin e filmit në Cannes të Francës. Por, më shumë se pjesëmarrja e tyre në këtë festival, vëmendje ka marrë fustani që kishte veshur e bija e tij, Lea.

Kjo e fundit u vu në qendër të kritikave, pasi fustani i saj, thuhet se kushton 490 dollarë.

Ka qenë Natyra Kuçit, zyrtare e PSD-së që ka postuar foton e familjes Kurti, ndërkohë në postimin e saj kreatorja e fustanit, Lirika Matoshi, ka thënë se fustani është dhuratë nga ajo për vajzën e Kurtit.

“Ky fustan është dhuratë nga unë personalisht. Sa postim i turpshëm” , ka komentuar Matoshi.

“Me fustan 490 $ në festivalin e Kanës",

Por, ndryshe kanë deklaruar nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi. Përmes një postimi të ndarë në ‘Facebook’ Kelmendi shkruan se fustani i Leas është i punuar nga gratë e Kosovës dhe se është marrë ‘borxh’, për ta kthyer sapo të kthehen në Kosovë.

“I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, shkroi në Facebook Kelmendi.