Gazetari shqiptar: Skafi u mbush me ujë, desh vdiqëm, operatori po qante
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 20:15
Gazetari Enrik Mehmeti njihet për raportimet aventureske. Njëri ndër ta ka qenë dhe raportimi në mes të detit, që ka bërë ndërkohë skafi po fundosej. Ai tregon në "Ora Verore" peripecinë e tij në mes të detit.
"Shkuam në vendngjarje me një gomone pirate. Anija po digjej dhe ne publikuam pamjet e para të ngjarjes. Ishte ekskluzive botërore. Skafi u mbush me ujë, u mbyt dhe kamera. Kameramani italian po qante, sepse kishte pak kohë që ishte martuar dhe thoshte, nëse shpëton dikush nga ju kontaktojeni gruan time."


