Gazetari rrëfen eksperiencat e '97-ës: Kam parë shumë të plagosur

Gazetari i News 24, Enrik Mehmeti rrëfen në emisionin "Ora Verore" eksperiencat e gazetarisë në fillimet e karrierës. Mehmeti zbulon se ka filluar angazhimin në gazetari, në moshën 11 vjeçare në kampin Alba, në vitin 1997.

Ai thotë se përkthente në kampin "Alba" mes të plagosurve që vinin në bazën e ngritur pranë ish shkollës së Aviacionit. Gazetari pohon se ka pësuar traumë, nga pamjet e të plagosurve dhe rrëfimet e tyre.

Enrik Mehmeti: Fillova të përktheja ngjarje të ndryshme. 11 vjeç kam parë shumë të plagosur. Është disi shokuese, pasi tani vuaj pasojat nga ato përjetimet. Tani nuk më bën asgjë përshtypje, qoftë aksident, qoftë kufomë. Në ato kohë ishte shumë shokuese për mua. Kam ndenjur me netë të tëra pa gjumë. Mbaj mend, pyesja një vajzë të vogël të plagosur se ku i kishte dhimbjet, ndërkohë kishte marrë plumba në këmbë dhe në krahë.