Shtyhet sërish gjyqi për konfiskimin e Rtv Ora dhe Ora News, avokatët akuza për zvarritje të procesit: E qëllimshme

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish gjyqin për konfiskimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi, përfshirë Rtv Ora dhe Ora News.

Në një prononcim për mediat, dy avokatët Besnik Muçi e Jordan Daci akuzuan prokurorët dhe gjykatën se po zvarrisin procesin.

Muçi: Kjo gjykatë, këta prokurorë vazhdojnë të shtyjnë procesin në pafundësi duke shkatërruar një biznes të një individi, aq më shumë një televizion.Duhet të jetë shqetësim, interes publik. Ne parashtruam disa kërkesa paraprake për pavlefshmërinë e disa akteve, përfshirë aktin e inspektimit kontabël që ka kryer prokuroria i cili në vlerësimin tonë është i pavlefshëm. Prokuroria nuk na lejoi të caktonim ekspertin tonë, nuk u bëri ekspertëve të caktuar nga ajo pyetjet e parashtruara nga ana jonë.Këto janë shkelje të qarta që e bëjnë këtë akt të pavlefshëm.Ne kërkuam pavlefshmërinë e disa akteve të tjera, të cilat janë akte të prokurorisë.Prokurorët kërkuan që seanca të shtyhet për tu njohur me dokumentet e veta. Është një zvarritje pa fund e procesit. Në vend që të ishte një proces me një seancë gjyqësore 8 orë rresht, është interesi i të gjithëve, i publikut që kjo të përfundojë, vazhdojnë të shtyjnë seancat që prokurori të shprehet për kërkesa paraprake, për pavlefshmërinë e aktit të përpiluar nga vetë prokurori.

Daci: Të mos harrojmë se radhën e kaluar u shty pikërisht se munguan dy prokurorët. Është një vonesë e qëllimshme që në thelb po vë në diskutim edhe afatin ligjor që gjykata ka vetëm tre muaj kohë për ta gjykuar. Me ato që shoh i bi që gjykata shumë shpejt do të ndodhet në pamundësi për të respektuar këtë afat.Një tjetër problem që doli sot dhe ishte e palogjikshme ishte se subjektet e prekura, të treta, që janë bankat të cilat janë të përfshira dhe pronaret e vërteta të disa prej pasurive që ka bërë kërkesë prokurori, të cilat janë thirrur rregullisht gjatë fazës së sekuestrimit, nuk u pranua që të thirreshin gjatë fazës së konfiskimit që është absurditet, nuk ka as logjikë njerëzore dhe as juridike. Për më tepër që edhe shtyrja, siç e tha kolegu, ne nuk dhamë asnjë dokument jashtë dokumenteve që ka nxjerrë vetë prokuroria.

Pyetje: Si do të veproni me kërkesën për mospranimin e e bankave si pjesë e procesit?

Daci: Gjykata u shpreh se do të bëhet ankim bashkë me vendimin përfundimtar. Subjektet që kanë bërë vetë kërkesën janë të legjitijmuara për të bërë ankim më vete dhe ne te ankimi jonë nëse do të jetë i nevojshëm do të duhet të ngremë ankimin e veçantë por që do të bëhet bashkë me vendimin përfundimtar. Kjo është situata, prokuroria vazhdon ti bjerë me të njëjtën vrimë që në fillim, vazhdon të kërkojë prapë pronat e fituara para '90-ës, vazhdon të kërkojë prapë pronat e huaja, varrezat. Prokurorët nuk kanë pasur kohë akoma të shkojnë ti shohin që janë varreza, i kërkojnë prapë. Do të kisha dëshirë që atë pjesë ta merrnin prokurorët dhe të shohim se çfarë do të bëjnë me atë pronë. Është budallëk por budallëku po bëhet i zakonshëm në këtë institucion.

Pyetje: Pse po zvarritet çështja?

Muçi: Në thelb vetë prokuroria ka konstatuar që pasuria e zotit Ndroqi në 72% të saj është e justifikuar ligjërisht, thotë prokuroria në kërkesën e saj.Të njëjtët prokurorë në të njëjtën kërkesë kërkojnë konfiskimin e të gjithë pasurive të zotit Ndroqi.Të ndodhur para fakteve të pakontestueshme të dokumenteve zyrtare ata thonë se nga 11 mln euro që janë sipas tyre, 8 janë të ligjshme dhe 3 të pajustifikuara ligjërisht. Dhe përsëri vazhdojnë dhe këmbëngulin që të konfiskojnë të gjithë pasurinë. Hetimet dhe konkluzionet që prokurorët kanë nxjerrë na çojnë në konkluzionin që dëshira ose qëllimi i tyre është thjesht zvarritja. Ju e dini që një televizion është një biznes që varet shumë nga përceptimi i publikut dhe qëllimi është që këtij televizioni ti mbyllet goja. Ky duhet të jetë shqetësim për të gjithë opinionin, jo vetëm Televizionin Ora. Radha mund ti vijë çdo televizioni nesër të ketë këtë fat. Televizioni është i financuar në pjesën më të madhe nga bankat dhe fitimet e veta. Trualli është i blerë. Zbulim të ri bëjnë prokurorët në kërkesën për konfiskim, konfiskojnë truallin e televizionit Ora. Ndërkohë që trualli është blerë nga Ministria e Financave me financim të Raiffeisen Bank. Kërkohet konfiskimi i truallit të Orës që është blerë me kredi bankare, ku ka firmosur dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Financave dhe blerësi. Përveç bizneseve të tjera që janë asfiksuar totalisht, bizneset e tjera të zotit Ndroqi tashmë nuk funksionojnë.  Yldon me një pasuri 3 mln euro investime në minierë, HEC-e, janë bllokuar totalisht. I vetmi biznes që duhet mbyllur është televizioni. Nëse te Yldon dhe bizneset e tjera ka interes vetëm zoti Ndroqi apo familjarët e tij, te një televizion publik ka interes gjithë publiku shqiptar, gjithë qytetarët, shoqëria dhe demokracia shqiptare. Këtu vihet në diskutim jo vetëm çështja e pasurisë së Ylli Ndroqit,  por interesi i zhvillimeve demokratike në Shqipëri, i fjalës së lirë në Shqipëri.

Daci: Sipas prokurorisë, Ylli Ndroqi, vazhdon të ekzistojë në 2003, harron që ka punuar prej në moshën 18 vjeç, harron që ka pasur biznese nga 1990 e me radhë, biznese të provuara me dokumente të shtetit shqiptar, me qindra automjete me rimorkio apo maune siç i njeh populli, të zhdoganuara ku ka vlera specifike edhe të mallit që është zhdoganuar, edhe marzhi i fitimit dhe me radhë. Është paragjykim total i qëllimshëm, se kujt i shërben ta japin vetë shpjegimin  ata. Por qëllim të ligjshëm kjo kërkesë dhe ky proces nuk ka.