Meta e Rama takim me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi,Dritan Abazoviç. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit i shprehu vullnetin e përbashkët mbi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve tanë, në të gjitha fushat.
“Kënaqësi të takoja sot Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, z.Dritan Abazoviç.
I lumtur të shprehnim vullnetin e përbashkët mbi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe popujve tanë, në të gjitha fushat.
Theksova domosdoshmërinë e përfaqësimit më të drejtë dhe përfshirës të shqiptarëve në të gjitha institucionet e Malit të Zi, si dhe nevojën për mbështetjen e projekteve infrastrukturore të zonave ku ata banojnë, veçanërisht për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar në Grabon dhe në Skejë – Zogaj, rindërtimin e shkollës së djegur në fshatit Dacaj në Rozhajë, përfundimin sa më parë të punimeve për urën mbi lumin Buna, që do të lidhte Velipojën me Shtojin, përmirësimin e prekshëm të infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, si dhe të shumë çështjeve të tjera me interes.
Shumë krenar për kontributin e vyer dhe të vazhdueshëm të shqiptarëve në mbështetjen e Pavarësisë së Malit të Zi dhe integrimit të plotë të tij euroatlantik.”- shkruan Meta.
Po ashtu Abazoviç, është pritur edhe nga kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në zyrën e tij,
Ka qenë vetë Rama që ka postuar disa foto nga takimi në fjalë, ndërsa theksoi se patën dakordësi si dy miq të vjetër.
Kënaqësi e posaçme takimi i parë me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me të cilin kaluam si dy miq të vjetër dhe patëm dakordësi në çdo pikë????????????????”, shkruan Rama.

