Rrëfime nga '97: Enrik Mehmeti: Do ta kisha plumbin në kokë, nëse ...

Enrik Mehmeti, gazetari i News 24 zbulon në "Ora Verore" historinë se si ka shpëtuar nga vdekja në vitin e trazirave të 1997-ës.

"Hera e parë që kam shpëtuar nga vdekja ka qenë në moshën 11 vjeçare. Duke u kthyer në shtëpi dëgjova sirenën, por nuk u ndala, sepse isha duke mbajtur ujë në duar, pasi atë kohë uji ishte me orare. Po çoja dy koli ujë, nga pjesa ushtarake në shtëpi. Në atë moment fillon shiu i plumbave, ndërkohë unë duke ecur me bidonat në duar më bie ora në tokë. Ulem për ta marrë orën dhe dëgjoj zhurmën e plumbit që kalon shumë afër meje. Nëse do isha në këmbë, ndoshta do ta kisha në kokë plumbin. Menjëherë u futa poshtë një automjeti, për tu ruajtur dhe dëgjoja plumbat"