Raportoi live grabitjen e argjendarisë në Vlorë, gazetari: Më drejtuan armën
Enrik Mehmeti, gazetari që ka denoncuar dhe njëkohësisht raportuar drejtpërdrejt grabitjen e një argjendarie në qytetin e Vlorës rrëfen në emisionin "Ora Verore" aventurën e raportimit të pazakontë.
Enrik Mehmeti: Është veprim momental. Bëra dhe lajmin dhe detyrën si qytetar. Në fillim mendova se ishin dy grabitës. Në fakt kishte qenë vetëm një. Pashë një njeri të shtrirë dhe një tjetër, që i ishte hedhur përsipër dhe pash dhe një njeri tjetër që po mblidhte, i cili herë pas here drejtonte armën te shitësja. Unë në atë moment isha me familjen në rrugë. Megjithatë me njërin telefon bëja regjistrimin e videos dhe nga ana tjetër bëja raportimin live. Shkova shumë afër, mund ta bëja dhe nga larg.
Grabitësi u çorodit në atë moment. Sa del nga dera më drejton armën mua dhe unë shkoj nga drejtimi që nuk kishte njerëz. Në mënyrë që nëse qëllonte, mos kapte plumbi as familjen time, e as kalimtarët. Pastaj në momentin, që ai largohet unë e ndjek nga mbrapa për të parë se çfarë ndodhe më atë. Ai mbante në duar një superarmë.


