Enrik Mehmeti: Intervista ime e parë ke qenë me një vrasës direkt pas krimit

Gazetaria e terrenit është një mision që ka të bukurat dhe sfidat e veta. Por kur bëhet me pasion , vështirësitë dhe pengesat harrohen shpejt. Gazetari i News 24, nga Vlora tregon në emisionin "Ora Verore"eksperiencën e tij me intervistën e parë që ka bërë si gazetar.

Enrik Mehmeti: Intervistën time të parë si gazetar e kam bërë me një vrasës. Ka qenë ekskluzive. Ishe një djalë që kishte vrarë të afërmin e tij, sepse me lekët që i kishte marrë kishe blerë makinë, që të shkonte në mbrëmjen e maturës. Unë i kam marrë intervistë brenda në makinë, në momentin që sapo e kishte shoqëruar policia . Ajo intervistë bëri bujë.