Devoll/ Aksident në aksin Korçë – Bilisht, dëmtohet drejtuesi i motorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 15:40
Një aksident është rregjistruar disa minuta më parë në aksin nacional Korçë - Bilisht, në afërsi të fshatit Menkulas.
Mësohet se një mjet ka përplasur një motor, drejtuesi i së cilit ka marrë dëmtime të lehta, pra raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip ‘Volkswagen” në komisariat, për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të aksidentit.

