Ndotet sërish Gjanica, qytetarët ankohen për situatën skandaloze
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 15:03
Për të disatën herë, kjo është ngjyra që merr lumi Gjanicë në Fier.
Lumi është i ndotur në këto ditë të nxehta të verës.
Edhe pse u rehabilitua si një vlerë e shtuar e qytetit, vetë qytetarët e kanë të pamundur që të qëndrojnë buzë tij.
Ata ankohen për situatën e krijuar, që e cilësojnë skandaloze.
Kujtojnë edhe kohërat kur shtrati i lumit nuk ishte kaq i bukur, por uji ishte i kristaltë.
Thonë se institucionet kanë mbyllur sytë dhe veshët për ndotjen.
Vetë qytetarët propozojnë një zgjidhje për të shmangur ndotjen e lumit.

