Aksident në dalje të Tiranës, përplasen 2 makina te ura e Tapizës, të paktën 1 i plagosur
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 15 Korrik 2021, 18:42
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në dalje të Tiranës, te ura e Tapizës ku dy makina janë përplasur njëra me tjetër.
Nga informacionet paraprake raportohet të paktën për 1 person të lënduar.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pritet për informacione zyrtare nga policia.
