Spaho dhe Paloka kundër analizës së PD-së për 25 prillin: Duhet të rishikohet dhe ndryshohet
Dy nënkryetarët e PD-së janë shprehur kundër dokumentit të propozuar në PD lidhur me analizën e zgjedhjeve në PD.
Ka qenë Edi Paloka ai që ka thënë se dokumenti duhet të rishikohet dhe të ndryshohet, pasi nuk pasqyron atë që kanë shkruar drejtuesit politikë.
Ndërsa Edmond Spaho ka qenë kundër analizës për Korçën duke thënë se ky qark ka dalë sipas objektivit që është vënë në fillim.
Edi Paloka: Dokumenti duhet të rishikohet. Nuk pasqyron atë që drejtuesit politik kanë shkruar në raportet e tyre. Duhet ndryshuar. A duhet matur me vota rezultati apo me mandate të arritura. A quhet objektiv minimal apo maksimal, dhe për 3900 vota nuk u mor mandati 7?
Edmond Spaho: Në raport thuhet që Korça nuk ka dal brenda pritshmërive? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marre rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate.
Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi ka pohuar se metodologjia e analizës është bërë sipas një plani nga konsulentë.
Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bëre sipas një plani te bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bërë analiza.
