Kandidati për president të Vllaznisë padit në SPAK kryebashkiaken Voltana Ademi

Almiro Gurakuqi, kandidati për president, ka paditur padit në SPAK presidenten e Vllaznisë, Voltana Ademi.

Mësohet se ai e ka paditur për shpërdorim detyre Ademin, kryetaren e vetme demokrate të një bashkie në vend.

Ai ka bërë një ofertë për të blerë klubin e Vllaznisë, por anëtarët e njësisë së ankandit vendosën ta skualifikonin për parregullsi në dokumente.

Në padinë e ngritur nga Gurakuqi theksohet se ka ndodhur një vepër penale, si ajo e shpërdorimit të detyrës.

''Në kallëzim kemi marrë pjesë si ofertues në ankandin e zhvilluar në datën 19.5.2021 janë skualifikuar nga kjo procedurë ankandi. Kundër këtij vendimi kemi bërë ankimim në KPP, duke parashtruar edhe shkaqet përkatëse. Ne do të ndjekim rrugën administrative të ankimit dhe atë gjyqësore po që nevoja, por krahas saj po paraqesim edhe këtë kallëzim penal pasi jemi të bindur se nga të kallëzuarit janë konsumuar elementë të veprës penale. Në kënvështirimin tonë, veprime e Ademit së bashku me veprimet e anëtarëve të Njësisë së Ankandit, vendimet e marra prej tyre, përbëjnë veprime që konsumojnë veprat penale 'Shpërdorimit të detyrës' dhe shkelje e barasisë së pjesëmarrësve në tendera publikë.''

Kandidati për president të Vllaznisë padit në SPAK