Rrëshqiti në tualet, ndërron jetë 67-vjeçari në Pogradec
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 14 Korrik 2021, 21:29
Një 67 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Viktima i identifikuar si Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka rrëshqitur në banjë dhe ka rënë.
Trupi është transportuar në morgun e qytetit ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Policia ndërkohë po heton ngjarjen.
