Merr flakë një sipërfaqe toke në Gjirokastër, zjarrfikësit gjejnë 3 predha dhe fishekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 17:26
Një sipërfaqe toke në lagjen "Zinxhira" në Gjirokastër ka marrë flakë.
Zjarrfikësit kanë gjetur 3 predha dhe disa fishekë në kohën kur po punonin për fikjen e zjarrit.
Fatmirësisht predhat nuk kanë shpërthyer, ndërsa janë marrë nga policia e cila ndodhej në vendin e ngjarjes.
