Mësimi dhe përjetimet e pandemisë, studentët e Arteve në Shkodër hedhin ndjesitë dhe dijet mbi telajo
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 13 Korrik 2021, 13:55
Pandemia dhe përjetimet që krijoi kjo periudhë e pazakontë shërbyen si frymëzim për një pjesë të studentëve të Arteve në Universitetin e Shkodrës që në mbyllje të vitit akademik, çelën me to një ekspozitë.
Rrugëtimin e një viti akademik të mbushur me sfida dhe vështirësi që i diktoi pandemia Covid, studentët e Departamentit të Arteve në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës e mbyllën me një ekspozitë.
Elisa Koçeku, studente e vitit të dytë, punën e saj e ka titullon “Lëvizja”.
Shprehur në formë abstrakte, thotë se ishte ndjesia që i krijuan muajt e vështirë që kaluam.
Një brez premtues i quajnë profesorët këta artistë të rinj.
Mes formave e ngjyrave, studentët e arteve luajnë me portretin, abstrakten, apo jetën e përditshme të qytetit.

