Vazhdon kriza e mbetjeve në Golem, pushuesit: Turp, për faqe të zezë!

"Turp, për faqe të zezë."

"Katastrofë."

"Shumë katastrofë."

Me këto fjalë e përshkruajnë krizën e menaxhimit të mbetjeve më bregdet ata që e kishin zgjedhur Golemin për të kaluar pushimet.

Nga Përroi i Agait deri në Qerret, kazanët e mbetjeve dhe hapësira rreth tyre ishin plot edhe këtë të hënë.

Pirgjet me mbeturina kishin mbuluar edhe rrugët.

Aroma e rëndë dhe rreziku nga infeksionet shoqërojnë qindra turistë në këtë zonë, ndër më të frekuentuarat në Kavajë.

"Sëmundje e gjallë, papërgjegjshmëri. Turp për turizmin, nuk është turizëm ky, është katastrofë."

"Shumë keq, shumë gjendje e keqe."

Për pushuesit kjo situatë është reklama më e keqe që i bëhet turizmit në  Shqipëri.

Bashkia e Kavajës po dështon me pastrimin e territorit në mes të sezonit turistik, duke u zhytur ditë pas dite në krizë.

Burimet nga ky institucion thonë se shkak për këtë situatë është bërë mosmarrëveshjet me landfillin e Sharrës, ndërsa kjo situatë pritet të marrë zgjidhje shumë shpejt.

Dy ditë më parë Prokuroria e Kavajës nisi hetimet për krimin mjedisor në Bashkinë e Kavajës.

Vazhdon kriza e mbetjeve në Golem, pushuesit: Turp, për faqe të

Vazhdon kriza e mbetjeve në Golem, pushuesit: Turp, për faqe të

Vazhdon kriza e mbetjeve në Golem, pushuesit: Turp, për faqe të