Shpërdoroi detyrën duke lejuar ndërtime pa leje, arrestohet punonjësi i IMT Himarë

Një punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë, i shpallur në kërkim  është arrestuar pasi akuzohet për "shpërdorim detyre."

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i kishte  caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës”. 

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit R. H. dhe E. Z. (të arrestuar më parë) dhe Dh. B. (i shpallur në kërkim), ish punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, gjatë muajit maj ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar ndërtimin e paligjshëm të disa objekteve në territorin e bashkisë Himarë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.